TORTË JAFA

spot_img

tortejafaRecetat e Cekës

  • Përbërësit: 2 patishpanë me nga 7 vezë, 7 lugë sheqer, 15 lugë arra të bluara, 3 lugë miell, 3 paketime biskota “Jafa”.
  • Filli i bardhë: 1 litër qumësht, 7 lugë sheqer, 1 sheqer vanileje, 7 lugë miell, 1 gjalpë ose margarin i zbutur, 1 vezë.
  • Filli ngjyrë kafe: 1 gotë qumësht, 250 gr sheqer, 100 gr çokollatë, 400 gr arra të bluara, lëvore limoni e kaluar në rende, 1 gjalpë e zbutur, 1 vezë.

7 të bardhat e vezëve tunden me 7 lugë sheqer. Shtohen të verdhat një nga një duke i tundur vazhdimisht. Me lugë hidhen dhe përzihen arrat e bluara dhe mielli. Piqet në tepsi katrore të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Në të njëjtën mënyrë përgatitet edhe patishpani i dytë. Pasi të ftohen, patishpanët priten për së gjëri vertikalisht (4 kore ).

Për fillin e bardhë vlohen 8 dcl qumësht me 7 lugë sheqer dhe sheqer vanilje. Mielli ulet në 2 dcl qumësht të ftohtë dhe hidhet në qumësht të nxehtë duke e tundur vazhdimisht gjersa të trashet. Mbulohet me pecetë të lagur gjersa të ftohet. Gjalpi i zbutur tundet gjersa të shkumojë, pastaj i shtohet veza, tundet mirë dhe përzihet me kremin e ftohur.

Për fillin e kaftë vlohen 1 gotë qumësht me 250 gr sheqer. Shtohen çokollata e grimcuar, lëvorja e limonit dhe arrat e bluara. Gjalpi i zbutur tundet gjersa të shkumojë dhe kësaj mase i shtohet veza duke e tundur vazhdimisht. Gjalpi i tundur përzihet mirë me fillin e ftohur.

Një kore patishpani lyhet me një të katërtën e fillit të bardhë. Radhiten biskotat “Jafa” dhe mbi to derdhet dhe rrafshohet një e katërta e fillit të bardhë. Shtrohet korja e dytë dhe mbi të derdhet dhe rrafshohet gjysma e fillit të kaftë. Vihet korja e tretë e cila lyhet me një të katërtën e fillit të bardhë. Radhiten biskotat dhe mbi ta derdhet dhe rrafshohet pjesa e mbetur e fillit të bardhë. Vihet edhe korja e fundit, e cila lyhet mbi dhe anash me fill të kaftë. Mbi tortë hidhen arra të bluara. Pasi të ftohet mirë, torta pritet për së gjati përgjysmë, dhe pastaj në pjesë të holla.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles