Përbërësit e kësaj ëmbëlsire për 4 persona: 300 ml qumësht, 1 lëvore limoni, 3 të verdha vezësh, 150 g sheqer, 20 g miell i bardhë misri, 100 gbajame të thata.
Përgatitja:
Ziejeni qumështin me lëkurën e limonit, hiqeni nga zjarri dhe hidheni lëkurën e limonit. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të zbardhen, duke i përzier me miell të bardhë misri e duke i tretur me qumështin e nxehtë.
Ziejeni kremin në fjalë shumë të ulët e duke e përzier vazhdimisht. Çojeni në zierje dhe lëreni të vlojë për afro 3 minuta. Hiqeni enën nga zjarri, përziejeni aty bajamet e thata, por mbani ca edhe për zbukurim.
Kremin shërbejeni në kupa teke dhe me garniturë bajame e thata të lëna mënjanë, shkruan Living.
*Në vend të bajameve të thata mund të përdoren bajame të hidhura dhe mund të spërkatet e gjitha me kakao të hidhur.