Për 6 persona:
* 600 g mish tul
* 2-3 qepë (kokrra mesatare)
* 350 g domate
* pak verë
* 160 g gjalpë
* kripë, piper e ujë të nevojshëm
Gatimi:
Ky tasqebap gatuhet me mish viçi, mish dashi dhe qengji (shpatull ose kofshë).
Pasi zgjedhim mishin, i heqim kockat, të cilat na duhen për t’i zier në përgatitjen e lëngut të pilafit. Mishin e presim në copa të vogla, presim dhe qepët (të holla) dhe i vëmë në një enë.
Hedhim gjalpin duke e përzier derisa të skuqen mirë qepët. Pas këtij veprimi, hedhim brenda kësaj ene verën, kripën, domatet, piperin dhe pak ujë. I lëmë të ziejnë me pak nxehtësi derisa të ziejë mishi e të thithet lëngu i tepërt. Kështu do të kemi një salcë të mirë për pilafin.
Pasi kemi bërë tasqebapin me lëngun e kockave (siç e kemi thënë më lart), e hedhim atë në pjatë, i hedhim copat e mishit, ndërsa me salcën lagim të gjithë tasqebapin.
Burimi: Telegrafi.com