Përbërësit për sallatë:
- sallatë e gjelbër e çfarëdo lloji ,
- avokado ,
- misër ,
- bizele ,
- mish i bardhë pule ,
- majonezë.
Dresing:
- lëngu i 2 limonëve ,
- 3-4 lugë vaj ulliri ,
- 1 lugë e mesme mustardë (senf) ,
- 5 lugë salcë domatesh ,
- kripë ,
- piper.
Përgatitja:
Në pjatë ovale, vendoset sallata e prerë në pjesë të mëdha. Avokadoja pritet përgjysmë, largohet bërthama, qërohet, pritet në pjesë të gjata dhe spërkatet me lëng limoni që të mos nxihet. I hidhen dy-tri lugë majonezë, përzihet mirë dhe vendoset mbi sallatë. Bizelet zihen sipas nevojës, si dhe misri dhe vendosen mbi avokado. Mishi i bardhë pritet në bërxolla të holla, kriposet, i hidhet piper dhe fërgohet nga të dyja anët gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Pritet në pjesë të gjata dhe vendoset mbi sallatë.
Në enë të thellë tunden 3 lugë vaj ulliri, lëng limoni, pak kripë, piper, 1 lugëz sheqer, 1 lugë e mesme mustardë. Shtohet salca e domateve, përzihet mirë dhe hidhet mbi sallatë. Kjo sallatë e begatshme mund ta zëvendësojë një drekë të lehtë ose darkë.