Krem meze patëllxhanësh

spot_img

f.0923234347595_mPër 6-8 persona nevojiten:

* 1 kg patëllxhanë (preferohen patëllxhanë të rrumbullakëta)
* 1 qepë e prerë hollë
* ¾ filxhani vaj ulliri
* 1/2 tufëz majdanoz të grirë hollë
* 2 speca të kuqe
* uthull, kripë e piper

Gatimi:

Lani patëllxhanët, hiquni kërcellin dhe piqini në furrë për rreth 45 minuta. Pasi të jenë ftohur qërojini dhe ndajini në copa të vogla.

Pastroni specat duke ju hequr kërcejtë dhe farëzat, dhe prijini edhe ato në copa të vogla.

Hidhni në blender patëllxhanët, specat, qepën dhe majdanozin dhe rrihini së bashku duke shtuar pak nga pak vajin dhe në fund uthullën, derisa të lidhet masa.

Vendoseni mezenë në frigorifer dhe lëreni disa orë para se ta servirni.

Burimi: Telegrafi.com

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles