Byrek në formë gërsheti me djath ullinj dhe specka

spot_img

ByrekPerberesit:

Për dy thurje nevojiten:
2 petë të trasha në formë drejtkëndëshi (por mund ta beni edhe me petë jo shumë të rrumbullakta)
150 gr djath të bardhë
6 lugë të vogla ullinj të grirë
2 specka të kuqe (jo djegëse) të pjekura ose të skuqura pa lëkurë
1 lugë të vogël rigon
1 vezë
susam (sipas deshirës)

Procedura:
Pasi i keni bërë petët gërsheta sipas figurës duke ndjekur udhëzimet rrihni vezën me një lugë ujë dhe lyeni sipër petët e bërë gërsheta. Nëse dëshironi mund tu hidhni sipër susam. I piqni në furrë të nxehtë në 180 ° C për rreth një orë në zgarën e fundit të furrit.
Hapni një petë në tavolinë apo diku tjetër dhe prijeni në tre pjesë. Lyeni çdo pjesë duke hedhur nga një lugë të vogël nga ullinjtë e grirë.
Hidhuni pak rigon dhe hidhni pak djath duke e copëtuar me dorë. Prini speckat në 12 rripa të hollë dhe vini në anën e çdo pete të prerë nga 2 rripa. Lyejini me pak ujë anët e petëve të prera dhe i palosni në formë të rrumbullakët nga ana më e gjatë. Shtypni cepat e petëve që keni mbledhur që të ngjiten.
Kapni të treja copat e prera nga njëra anë dhe shtypini që të ngjiten. Filloni dhe thurni me to gërshetin duke i kapërcyer.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles