Viti i Ri, dhurata për t’u ngrënë!

spot_img

dhurateeee_985027103Kënaqësia e dhuratave të bëra me duart e tua s’ka të krahasuar

Edhe ky vit, si përherë do të na mbushë me dhurata të çdo lloji, sipas zakoneve të të afërmve dhe miqve. Që nga gjerat më luksoze dhe të kushtueshme deri tek ato banalet dhe të lira, duke kaluar nga veshjet, gjëra të vogla e origjinale dhe ato vintage, dhuratat për ditën më të rëndësishme të vitit mund të kënaqin të gjithë! Megjithatë, po përhapet gjithmonë me më shumë një iniciativë shumë me leverdi, por shumë e vlerësuar dhe gjithmonë e mirëpritur që ka të bëjë me dhuratat për t’u ngrënë, të bëra dhe të paketuara në shtëpi.

Kënaqësia e dhuratave të bëra me duart e tua s’ka të krahasuar dhe me sa duket sa vjen e më shumë persona kanë besim në këtë lloj idesh për t’u dërguar të afermërmve dhe të dashurve urimet e tyre shumë personale për një Vit të Ri 2013 sa më të lumtur.

Qoftë kjo për efekt të krizës së madhe ekonomike, ose për dëshirën e thjeshtë për t’ju larguar zakonit që lidhet me konsumimin dhe shpërdorimin, ata që zgjedhin të krijojnë dhurata për t’u ngrënë, kanë kënaqësi të madhe gjatë përgatitjes, paketimit dhe së fundi dhurimit.

Në sa mënyra mund të realizohet një dhuratë për t’u ngrënë?

Cilët janë produktet më të dhuruar dhe mbi të gjitha, si i bëhet për t’i paketuar me shije? Fillojmë nga dhuratat e ëmbla dhe në veçanti nga ato më klasiket, biskotat. Biskotat e Vitit të Ri mund të jenë prej qindra formash e shijesh edhe pse kanë disa gjëra që nuk ndryshojnë. Nëse dëshironi të realizoni biskotat tradicionale të Viti të Ri ju mjafton një brumë i zakonshëm ëmbëlsirash i aromatizuar me erëzat karakteristike të Viti të Ri, siç janë kanella, karafili, xenxefili dhe arrë myshku.

Pritini me format tipike, siç janë yjet, bredhat, kristalet e borës dhe burrat e vegjël të borës dhe zbukurojini me krem me ngjyra. Lërini të thahen plotësisht në mënyrë që t’i paketoni sipas dëshirës suaj. Llojet e biskotave janë padyshim të shumta, që nga ato me gjalpë, tek ato me bajame, që nga mafishet tek briohet me lajthi, që nga tartufi me kafe tek pandispanja me çokollate.
Mënyrat më të zakonshme për të dhuruar biskota janë kutitë prej teneqeje dhe qeset transparente gjysmë të ngurta, por përdoren edhe kutitë prej kartoni dhe kupa porcelani. Sidoqoftë, në rastin e parë, biskotat e renditura në mënyrë delikate e të rregullt, mbeten të freskëta e të pathyera, të mbyllura në një kuti teneqe me temë krishtlindje. Qeset përdorën për të paketuar biskota më rezistente, që nuk thërrmohen lehtë, dhe të mbyllura me një fjongo atllazi, ose fije kashte dhe ndonjë kallëz gruri të artë.

Nuk kemi mbaruar këtu me mundësitë e ëmbëlsirave për t’u dhuruar për Vitin e Ri. Në fakt, janë shumë të vlerësuara dhuratat që kanë brenda frutat e lyera me çokollatë dhe ato krokante, të paketuara në kuti qelqi të pasuruara me fjongo të kuqe. Dhe akoma m shumë liker frutash, torrone, torta tradicionale, krem për të lyer bukën apo edhe paneton apo pandoro të bëra në shtëpi.
Edhe dhurata e kripura janë po aq pafundësisht të shumëllojshme.  Më të dhuruarat janë konservat të paketuar në kavanoza qelqi me mbyllje hermetike dhe me forma origjinale e elegante. Salca të ndryshme, ullinj jeshil apo të zinj, speca të pjekur me vaj kripë e uthull, domate të thara , sa për t’ju përmendur disa emra, shkojnë shumë për dhuratat e Vitin e Ri, sepse janë skenografikë dhe ruhen për kohë të gjatë. Në të njëjtën mënyrë vlerësohen edhe vajrat e aromatizuar me spec djegës, limon, uthulla me rozmarinë ose me sherbelë të paketuar në shishet klasike me tapë me mbyllje hermetike dhe të zbukuruara me një fjongo me temë Viti të Ri.

Me skadencë me të shpejtë, por padyshim më origjinale, janë dhuratat me tavë porcelani me kapak që mbajnë brenda pastiço me mish apo me qumësht, marmelatat, kompostot prej qepe, domatesh, kungujsh, të kripura me djathë të formave e përmasave të ndryshme. Janë shumë të dashur, së fundmi, djathërat, të cilët shoqërohen në mënyrë të përsosur me marmelatat dhe kompostot e kripura që përmendëm më sipër.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles