Pasta me akull

spot_img

Pasta me akullPërgatitet më parë pandispanja. Për këtë, në enë porcelani rrihen vezët me sheqer derisa të bëhet një masë e fryrë dhe e qëndrueshme në tel. Hidhet mielli, përzihet lehtë që të mos ulet brumi, hidhet në tavë të lyer me yndyrë dhe piqet në furrë në temperaturë 150-170 gradë C. Në një enë tjetër jo alumini rrihen vezët me sheqerin, hidhet mielli, qumështi i valuar dhe i ftohur pak, vihet sa të marrë valë, hiqet nga zjarri, si të ftohet pak hidhet vanilja, bajame të pjekura e të grira, ajkë ose gjalpë dhe përzihet mirë. Merret pandispanja e përgatitur, ndahet në tre shtresa dhe shtrohet njëra prej tyre në tavë ose formë, hidhet një pjesë e kremit dhe hapet në të gjithë shtresën. Sipër vihet një shtresë tjetër me pandispanjë, që laget me konjak ose liker, hidhet përsipër krem. Vendoset tjetra, lyhet me krem të përzier me kakao, duke bërë përsipër dhe zbukurime. Vendosen kokrra reçeli, dhe lihet në formë ose mblidhet me letër celofani. Pasta gjithnjë mbahet në ngrirje që të ruajë formën.
Për 4-5 persona duhen: Për pandispanjën: vezë 3 kokrra dhe 1 e bardhë, sheqer 4-5 Iugë gjelle, miell 4-5 lugë gjelle Për kremin: miell 3 lugë gjelle, sheqer 6 lugë gjelle, vezë 1 e plotë dhe 1 e verdhë, qumësht 2 gota uji, bajame të grira 2 lugë gjelle, ajkë ose gjalpë 1 lugë gjelle, kakao 1 lugë gjelle, reçel për zbukurim disa kokrra, pak vanilje e liker.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles