Fileto viçi me kërpudha

spot_img

2 fileta mish viçi (rreth 180-200 gr.)
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë
1 filxhan kërpudha të prera
1 filxhan lëng mishi
2 lugë gjelle brandi
hudhër
kripë dhe piper i kuq dhe i zi

Përgatitja
I lyeni filetat nga të dy anët me kripë dhe piper e hudhër.
Në vazhdim ngrohni gjalpin dhe vajin e ullirit në një tenxhere të thellë dhe shtoni në të filetat e mishit. I skuqni nga të dy anët, dy minuta për çdonjërën anë dhe menjëherë më pas i shuani me brandi. I vendosni filetat në një pjatancë dhe kujdesuni që të ruhen të ngrohta.
I hidhni kërpudhat e prera si dhe piperin e kuq në salcën që ka mbetur në tenxhere.
Në vazhdim, shtoni lëngun e mishit dhe në fund, i spërkatni filetat me gjysmën e salcës.
I servirni menjëherë duke i shoqëruar me pure patatesh ose pilaf.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles