Llokume shtëpie

spot_img

Llokume shtëpieMë parë përgatitet shurupi si për tullumba, jo i trashë. Në një enë me fund sferik rrihen vezët, hidhet kos dhe sodë e tretur me pak uthull, përzihet masa dhe hidhet miell, duke përgatitur një brumë petullash të fortë ose brumë byreku të butë. Masa e formuar hidhet në qeskën e pasticerisë me forrna të dhëmbëzuara dhe nxirret në formë tullumbash që skuqen në sasi të madhe lyre. Nxirren nga lyra, kullohen dhe hidhen në shurup të vakët, përzihen në shurup dhe rreshtohen në tavë. Pasi skuqen të gjitha u hidhet sipër shurupi i mbetur. Në mungesë të qeskës, bëhen me dorë duke lagur duart me ujë. Merret pak brumë, i jepet forma e stërgjatur vezake dhe skuqen.
Për 1 masë duhen: sheqer për shurup 2 gota, ujë 2 gota, miell 2 gota, vezë 3 kokrra, kos 2 filxhanë kafeje, sodë 1 lugë kafeje, uthull 1 lugë gjelle, vaj për skuqje shumë 1,5-2 litër por harxhohet pak.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles