Qumështor me petë e shurup

spot_img

qumeshtorMe miell, qumësht, sheqer e vezë përgatitet një krem që quhet zakonisht krem i pastiçerisë. Në një enë porcelani ose plastmasi rrihen vezët me sheqer, shtohet pak ujë dhe miell i situr, përzihen mirë dhe duke i përzier hidhet pak nga pak qumësht i nxehtë.

Gjithë masa hidhet në një tenxhere, vihet në zjarr dhe duke e përzier lihet të zicjë derisa të trashet. Hiqet nga zjarri, i hidhet vanilje, zbrazet në enë të hapur dhe lihet të flohet duke e përzier herë pas here që të mos zërë kore sipër. Ndërkaq, ziehet brumi si për byrek, hapet në peta të holla të cilat thahen pak dhe gjysma e petëvc shtrohet mbi tavën e lycr me yndyrë. Gjatë shtrimit çdo petë spërkatet me riclyrë. Mbi to hidhet kremi, sheshohet mirë dhe përsëri vihet pjesa tjetër e petëve të spërkatura me yndyrë. Anët e petëve mbështillen nga brenda, peta spërkatet sipër me gjalpë dhe piqet në furrë për gjysmë ore. Pas pjekjes flohet, pritet në copa dhe i hidhet shurupi.

Për 4-5 persona për kremin duhen: qumësht 2 filxhanë çaji, miell 2 lugë gjelle (plot), sheqer 5-6 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, vanilje. Miell për petë: 1 gotë e gjysmë ujë, pak niseshte, sheqer për shurupin 1 gotë ujë, gjalpë 1 lugë gjelle dhe 1 gotë ujë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles