Biftek me mish të grirë dhe galetë

spot_img

Biftek me mish të grirë dhe galetë është gjellë e përgatitur kryesisht me mish, dhjam dhe përbërës tjerë.
Përbërësit
Për të përgatitur biftek për 4-5 persona nevojiten :
mish : 1 filxhan çaji
dhjamë : 50 g
ujë : 1 filxhan kafeje
miell : 2 lugë gjelle
vezë : 1 kokërr
galetë : 1 filxhan çaji
yndyrë : 4-5 lugë gjelle
perime : 1,5 kg.

Përgatitja
Mishi i pastruar nga zhapat e damarët pritet në copa të vogla dhe kalohet në makinë së bashku me disa copa dhjamë derri ose lope. I hidhet kripë, piper, pak ujë dhe përzihen mirë. Nga kjo masë përgatiten copa të rrumbullakëta të sheshta me trashësi afërsisht 2 cm, pastaj kalohen në miell, në vezë të rrahura me pak ujë dhe në galetë të bluar. Skuqen nga të dyja anët në yndyrë të nxehtë dhe shoqërohen me patate të skuqura ose me perime të tjera të ziera dhe të kaluara në yndyrë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles