Rosto e mbushur

spot_img

Përgatitja 20 min.

Pjekja 1 orë e 20 min.

Përbërësit 800 gr kontrofileto viçi e trashe rreth 1 2 cm, 700 gr spinaq ,120 gr gjalpë, 100 gr pançetë 80 gr parmigiano të grirë ( në mungesë Kaçkavall ) 2 vezë 2 lugë gjellë vaj ulliri kripë piper .
Pastroni dhe lani spinaqin dhe zijeni mirë . Kullojeni mirë dhe e skuqim në tigan me 20 gr gjalpë dhe 60 gr parmigiano dhe pak kripë.

Përgatisni një omeletë me vezët pjesën e mbetur të parmigianos dhe pak kripë. Priteni në feta të holla pançetën vendoseni sipër dërrasës së mishit dhe hapeni me një Takmak.

Mbulojeni mishin me pançetën me omeletën dhe me spinaqin duke lënë një pjesë të pambuluar . Rrotullojeni mishin rreth vetës duke patur kujdes që të mos dalë mbushja jashtë dhe lidhet me kujdes me spango guzhine sa më shpesh siç bëjmë me rostot Normale.
Vendoseni mishin në një tavë të madhe kriposeni dhe hidhini piper shtoni dhe gjalpin e mbetur, me vajin e ullirit dhe vendoseni të piqet avash avash duke e kthyer herë pas here me 2 lugë derisa të jetë formuar një ngjyrë si e pjekur. Lageni me një gotë ujë dhe pak verë të kuqe . Mbulojeni hermetikisht me letër Alumini dhe vazhdoni pjekjen për rreth një orë . Pasi të jetë pjekur hiqeni dhe vendoseni sërish në derrasen e mishit Hiqni spangon dhe priteni në feta të trasha afërsisht 1 cm Mund t’i shërbeni të ftohta ose të nxehta sipas dëshirës . Mund t’i hidhni lëngun e vet siper ose mund t’a shoqeroni me Pure Patatesh . Shoqërohet me verë të kuqe .Ju bëftë mirë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles