Patëllxhan i pjekur

spot_img

Patëllxhan i pjekur(preferohet edhe për diabetikë)

Përbërësit për 4 persona:

* 1 kg patëllxhanë të zakonshëm
* 1 lugë salcë soje
* 1 lugë vaj susami
* 1 lugë uthull orizi
* 1 lugë xhenxhefil i freskët i grirë
* 1 thelb hudhër, e grirë
* pak salcë pikante, për shije
* qepë të njoma të grira, për zbukurim

Gatimi
1. Ngrohim furrën në 200 gradë. Pastrojmë patëllxhanët nga bishtat. I presim në rrathë.

2. I vendosim rrathët në një tavë. Në një enë përziejmë përbërësit e mbetur, përveç qepëve, dhe me një lugë e hedhim përbërjen mbi çdo fetë patëllxhani. I pjekim për rreth 10 minuta.

3. I kthejmë patëllxhanët dhe i lyejmë me salcën e mbetur. I pjekim për 10 minuta ose derisa patëllxhanët të jenë zbutur.

I zbukurojmë me qepë. I servojmë të ngrohta ose në temperaturë dhome. .

Për porcion: 57 kalori, 1 g proteina, 6g karbohidrate, 2g fibra, 4g yndyrë, 1g yndyrë e ngopur, 0 kolesterol, 228 mg kripë.
Zëvendëson: 1.1 Perime, 0.7 Yndyrë.

Burimi: Telegrafi.com

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles