Përbërësit:
- 3 patate të mëdha,
- 1 qepë e prerë hollë,
- 7 kastravecë të vegjël turshi,
- 1 lugë e vogël rigon,
- 4 lugë gjelle majonezë,
- 1 lugë gjelle mustardë,
- vaj ulliri,
- uthull,
- kripë,
- piper.
Patatet pasi t’i kemi pastruar mirë, i ziejmë, i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël. Në një tas vendosim patatet, qepën e grirë, kastravecët turshi dhe i shtojmë rigon, kripë, piper dhe vaj ulliri.
Përziejmë mustardën me majonezën dhe ia hedhim sallatës përsipër. Sallata me patate është gati.
Ju bëftë mirë!