- 1 kokërr veze,
- 2 thelpinj hudhër,
- 2 filxhanë kafeje kos,
- 4 filxhanë kafeje miell,
- 1 maje luge sodë buke,
- kripë, piper të zi,
- piper të kuq (jo i djegës),
- 1 vaj gote për skuqje.
Duhet edhe 1.5 kg kos + 2 thelpinj hudhra te tjera plus pak kripë për t’u njomur qoftet e përgatitura, pas skuqjes.
Përgatitja:
Pasi përgatitim brumin (hudhrat i shtypim dhe ja hedhim brenda) e lëmë për 5 min brumin që të rrijë. Marrim një tigan dhe hedhim vajin dhe e lëmë që të nxehet pak.
Pastaj fillojmë të skuqim qoftet duke iu hedhur me 1 lugë çaji, qe e njomë here pas here në njeë gote me ujë që të mos ngjitet brumi. Kur të hedhim nga brumi i përgatitur duhet të marrim mase sa gjysma e lugës. Pasi mbarojmë me skuqjen të gjitha qoftet i hedhin në një ene të madhe që kemi hedhur 1.5 kg kos plus hudhrat e shtypura, kripë sipas dëshirës.
I lëmë për 1-2 orë duke i përzier herë pas here me kujdes, pastaj i hedhim në pjatë, për 1 person 6-7 qofte si dhe kos.
Sipër pjatës hedhim pak piper të zi dhe pak vaj ulliri.