Sallatë me patëllxhanë të pjekur

spot_img

Për 1 kg patëllxhanë duhen:

-speca 200-300 gr
-domate
-vaj 5-6 lugë gjelle
-uthull 3-4 lugë, hudhra 2 kokrra, kripë, piper i zi, majdanoz sipas dëshirës

Përgatitja:

Zgjidhen patëllxhanë të mëdhenj dhe të trashë, ngjyrë vjollcë dhe të butë. Piqen të paqëruar, pastaj u pastrohet lëvorja dhe tuli u grihet hollë me thikë ose kalohet në makinë, për t’u bërë pure.

Së bashku me patëllxhanët e pjekur, në makinë mund të kalohen disa kokrra domate me tul dhe speca të pjekur.

Masa e përgatitur vendoset në një enë prej porcelani dhe duke e përzier me lugë druri shtohen hudhra të shtypura, vaj ulliri, uthull, majdanoz i grirë imët, kripë, piper i zi dhe në fund spërkatet përsëri me vaj ulliri, i cili përmirëson shumë shijen dhe shton kaloritë e sallatës.

Kjo sallatë është e leverdishme të gatuhet nëpër familje, sepse mund të përgatitet në sasi të mëdha dhe të ruhet në vende të freskëta.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles