Përshesh me lëng gjel deti

spot_img

Përbërësit:
Lëngu i gjelit të pjekur
Të brendshmet e gjelit të detit ( zemra, plëndësi, melçitë)
Krahët dhe qafa e gjelit të detit
1 kg miell
Vaj ulliri
1 qepë e thatë
Gjalpë
Gjethë nenexhiku
Kripë

Përgatitja:
– Piqet gjeli i detit dhe lëngu lihet menjanë!

Përgatitja e kulaçit:
Zihet brumi me miell, ujë, pak kripë! Brumi i fortë shtypet me dorë dhe hapet në formen e një rripi 15×40 cm.

Lyhet me vaj përsiper, paloset më tresh, shtypet përsëri.
Lyhet përsëri me vaj, paloset, por këtë rradhë në drejtim kryq me të parin.
Përsërite këtë veprim (7-10 herë) derisa sa brumi të marre elasticitetin e duhur.
Shtypet brumi dhe hapet në katrorë 20 x 20 cm.
Lyhet me vaj. Bashkohen 4 cepat në qëndër. Kthehet përmbys. Vendoset në tepsi.
Me anë të një shtize shpojeni disa herë deri në fund, me qellim që gjatë pjekjes të dalin avujt. Piqeni.
Nxirreni, lëreni të ftohet, pas ftohjes priteni në kubikë të vegjël dhe hidheni në nje supierë.
Siper kulaçit vendosim gjethet e nenexhikut

Përgatititja e lëngut për t’a përvëluar:
Në një tenxhere skuqim gjalpin, shtojmë qepën e grirë në rënden e hollë, shtojme copat e gjelit të detit të prera në copa të vogla, pasi skuqen pak u shtojmë uje dhe lihen të zjejnë.
Pas zjerjes shtojmë edhe lëngun që ka mbetur nga pjekja e gjelit të detit!
Përzihen 2 lëngjet, vihen në zjarr sa për një vale dhe i’a hedhim sipër kulaçit të coptuar!
Mbulohet me kapak dhe lihet menjanë sa të thithë gjithë lëngun! Ju bëftë mirë!

 

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles