Supë me panna kuzhine

spot_img

Supë me panna kuzhineShoqëruar me champignons dhe schalotten

Përgatitja:

Shkrihet gjalpi në një tenxhere të madhe. Hidhen schalotte, hudhrat dhe majdanozi, të cilët gatuhen në zjarr të ngadaltë për 2-3 min. Champignons pastrohen, priten dhe hidhen në tenxhere, ku shtohet gjithashtu kripa dhe piperi e pastaj arrë muskat dhe cayenne pfeffer. Masa lihet për rreth 1 min të gatuhet. Hedhim pastaj përzierjen e lëngut me qumështin dhe e lemë të ziejë në temperaturë të ulët për 5 min. Hidhet në mikser për ta bërë si pure dhe vihet përsëri në tenxhere.
Në fund shtohet panna kuzhine dhe rregullohet përfundimisht me kripë e piper. Supa ngrohet përsëri dhe i hidhet cayenne pfeffer para se të serviret.

Koha e përgatitjes: 25 min

Për 4 persona:

2 lugë gjelle gjalpë
100 g schalotten (variant qepe) të grira trashë në këtë rast mund të
zëvendësoni schallotten me qepë të thatë
3 thelpinj hudhra të shtypura
30 g majdanoz i freskët i grirë
325 ml lëng pule
325 ml qumësht
600 g champignos (lloj kërpudhe) të vogla
1/4 lugë çaji arrë kokosi
1/4 lugë çaji (hot chilli pepper) cayenne pfeffer
150 g panna kuzhine (10% yndyrë), e cila mund të zëvendësohet me qumësht të trashur me pak miell

Një truk kuzhine – një variant i këndshëm servirjeje do të ishte duke i hedhur sipër feta champignons të skuqura në gjalpë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles