Supë me oriz dhe thjerrëza

spot_img

Supë me oriz dhe thjerrëzaRecete festash për diabetikët: pjatë e parë

Përbërësit për 2 persona :

majdanoz
një thelbi hudhër
2 domate të buta
2 porcione oriz integral
60 gr thjerrëza të vogla
1 gjethe dafine
lëng zarzavatesh

Përgatitja :

Grini bashkë një tufë majdanoz me një thelbi hudhër. Zieni 2 domate salce, hiqini lëkurën dhe farat dhe pritini me copa të vogla. Shpëlani mirë 2 porcione oriz integral dhe 60 gr thjerrëza të vogla. Në një tenxhere zieni thjerrëzat për 30 minuta duke i shtuar lëngun e zarzavateve dhe një gjethe dafine. Vini orizin në një tenxhere anti-ngjitëse bashkë me hudhrën e majdanozin e grirë, e domatet e përgatitura. Mbulojeni me lëng zarzavatesh dhe vloni orizin derisa të zihet mirë, pastaj i shtoni thjerrëzat e kulluara pasi t’i keni hequr gjethen e dafinës. Shërbejeni duke i shtuar një lugë vaj çdo pjatë.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles