400 g makarona penne (ose nje format makaronash sipas deshires)
2 kungulleshka
200 g pancete
2 qepe te njoma
djathë pecorino romano i grirë
vaj ulliri
verë e bardhë
pak kripë e piper i zi
Përgatitja:
Në tiganin e nxehur mirë me dy lugë vaj ulliri kalojmë qepën e grirë hollë, sapo të zbuten qepët shtojmë kungulleshkat e prera në feta të holla dhe i përziejmë derisa kungulleshkat të skuqen. Kur të jenë gati shtojmë ½ gote verë të bardhë me ½ uje + kripe dhe i lëmë të ziejnë për pak minuta.
Kur perimet të kenë zierë mirë shtojmë pançetën e prerë në kubikë dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 10 min. E heqim tiganin nga zjarri.
Ndërkohë, ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me kripë, i kullojmë dhe i hedhim në tiganin ku kemi përzjerjen kunguj + pançetë. Pasi i perziejmë mirë i hedhim djathë pecorino të grirë dhe i servirim menjëherë.
Burimi: Living.al