Pasta me petë dhe krem vanilje në formë zemre

spot_img

dreka_857123095Recetë për Shën Valentinin

Provoje pikërisht sot këtë recetë ëmbëlsirash me petë dhe krem vanilje me formë zemre, për të festuar Shën Valentinin në mënyrën më romantike dhe të ëmbël që ekziston. Me përdorimin e petëve të gatshme, kjo recetë bëhet akoma dhe më e thjeshtë për t’u përgatitur. Këto ëmbëlsira janë vërtet shumë të shijshme.

Përbërësit për pasta me petë dhe krem vanilje:

2 pako me petë të gatshme
350 ml krem pastiçerie me vanilje
250 g luleshtrydhe
sheqer pluhur

Përgatitja:

Shtroni petët dhe pritni nëpërmjet formave shumë zemra brumi.
Vendosini zemrat në një tavë të mbuluar me letër furre dhe futeni në furrë të nxehtë për 10-15 minuta, pastaj nxirrini nga furra.
Ndërkohë pastroni luleshtrydhet nga gjethet, lajini dhe pritini në mes.
Lyeni petët me krem vanilje dhe vini sipër luleshtrydhet.
Vini një petë tjetër sipër dhe pudrosni me sheqer pluhur.
Në qoftë se nuk i mbaroni të gjitha pastat, mund t’i ruani në frigorifer.

Burimi: Living.al

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles