Qofte me thjerrëza

spot_img

qofte_ok_357691780Përbërësit:

Konservë thjerrëzash me avull 200g
Miell misri 1 lugë
1 Thelbi hudhër
Kopër
Maja pluhur ½ lugë e vogël
Fara susami 100 g
Vaj ulliri
Vaj kikiriku
Kripë, piper

Kategoria:
Pjatë e thjeshtë
Pjatë e dytë për vegjetarianët

Përgatitja:
•    Kulloni thjerrëzat nga uji i konservimit dhe shpëlajini me kujdes.
•    Mblidhini thjerrëzat e kulluara në gotën e mikserit, bashkojeni me miellin e misrit, koprën e pastruar, hudhrën e qëruar, majanë dhe pak kripë dhe piper. Grijini me mikser duke shtuar pak vaj ulliri, derisa të bëhet një krem i trashë dhe homogjen.
•    Krijoni shumë qofte të vogla, kalojini në farat e susamit dhe skuqini në vaj kikiriku të nxehtë. Kur të marrin ngjyrë të artë, kullojini dhe thajini nga vaji me letër thithëse kuzhine. Marinoni me pak kripë dhe shërbejini.

Burimi: Living.al

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles