Menyra te thjeshta per te humbur kilet e teperta

spot_img

dobesimiDobesohuni duke ngrene ushqime te shendetshme dhe duke bere aktivitete fizike. Nuk duhet te mbysni veten duke mbajtur dieta drastike, te cilat ju bejne te vdisni nga uria. Hani ushqimet e duhura ne sasine e duhur qe te dobesoheni me shpejt. Ushtrohuni shpesh qe te humbsini peshen qe keni fituar nder vite.

Pijet
Filloni duke pire shume uje. Qumeshti me pak kalori eshte zgjedhja me e mire qe mund te beni pasi ju jep proteinat dhe kalciumin e duhur qe i nevojitet organizmit tuaj. Eleminoni te gjitha pijet e embla, sepse ato permbajne sheqer qe nenkuptojne qe ju po konsumoni kalori boshe. Pijet dietike nuk kane demonstruar qe ndihmojne ne pakesimin e kilogrameve, dhe embelsuesit artificial jane shume te demshem per trupin. Kontrolloni sasine e lengjeve qe pini, nese ju pelqen te hani fruta mos hani me shume se nje frut ne vakt, dhe nese e preferoni te shtrydhur atehere duhet te pini vetem nje got me leng frutash jo me shume.

Ushqimi
Hani ushqim sa te keni deshire, por beni nje perzgjedhje te kujdeseshme ne produktet qe konsumoni. Zgjidhni makarona me perime, oriz ne ngjyre kafe. Hani shume fruta dhe perime. Frutat qe jane ne komposto kane sheqer ekstra, prandaj do te ishte shume e keshillueshme qe t’i eleminoni per pak kohe deri sa te arrini rezultatin e deshiruar.
Hani sa me shume proteina qe te mundni, proteinat mund t’i gjeni tek; veza, bamja, mishi qengjit, arrat, farerat, por duhet t’i hani ne menyre te kontrolluar pasi kane sasi te larta kalorie. Hani produkte te zakonshme si djath ditor me pak yndyre, qumesht dhe kos me pak yndyre.
Hani ushqimet kalorike dhe ato yndyrore ne sasi te vogla, neqoftese eshte e mundur duhet t’i eleminoni plotesisht. Konsumoni vakte te vogla ushqimore gjate dites qe te mbaje lart nivelin tuaj te energjise dhe te metabolizmit.

Ushtrimet fizike
Ushtrohuni rregullisht qe te keni nje forme te mire fizike. Te pakten nese keni mundesi tre here ne jave. Beni gjimnastike rreth 30 minuta ne dite, ndersa nese deshironi te digjni me shume kalori mjafton qe te ushtroheni me shume. Ne qoftese beni gjimnastike 45 minuta, do te vereni ndryshime efikase brenda nje periudhe te shkurter. Ushtrimet mund te jene ato qe ju pelqejne me shume, mjafton qe ju te ndjeheni mire dhe te gezoheni per rezultatin qe do te arrini.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles