Përbërësit:
1 kokërr limon,
10 asparagë,
1 filxhan me bizele,
4 patate të vogla,
1 filxhan me misër të zier,
5 kërpudha,
3 karota,
3 lugë vaj ulliri, kripë, gjalpë
Pastrojini të gjitha perimet dhe prijini në feta të holla. Ziejini të gjitha bashkë, duke hedhur edhe gjalpë, sipas dëshirës. Pastaj kullojini mirë. Servirini me kripë, vaj dhe shumë lëng limoni. Madje, mund të hidhni edhe pak majonezë.
Ju bëftë mirë!