Tortë me çokollatë dhe arra

spot_img

Tortë me çokollatë dhe arraPërbërësit:
-250 gr miell

-400 gr arra me gjithë guacë

-4 vezë

-250 gr sheqer por edhe me pak, sipas dëshirës

-150 gr çokollatë fondente (për gatim)

-125 gr gjalpë

-1 pako maja pluhur për ëmbëlsira

Përgatitja
Shkrijmë gjalpin dhe çokollatën, të dyja bashkë në një enë, në banjomari. Pastrojmë arrat nga guaca dhe i copëtojmë në copa të mëdha, leme disa gjysma arrash thelpinj për të zbukuruar tortën përsipër.

Pastaj, përziejmë sheqerin më të verdhat e vezëve, shtojmë çokollatën dhe gjalpin e shkrirë tashmë të ftohur (por jo të gjithë, lëmë pak edhe për t’ja hedhur tortës përsipër), miellin të përzier me majanë dhe arrat, i përziejmë.

Te bardhat e vezëve i rrahim fort, dhe i shtojmë tek brumi që bëjmë. Një tavë me diametër rreth 25 cm e lyejmë me gjalpë dhe hedhim brumin. E vëmë të piqet në furrë në temp. 160 grade.

Pas pjekjes, i hedhim përsipër çokollatën e mbetur, e përhapim mirë dhe e zbukurojmë me disa gjysma arrash thelpinj.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles