Gullash me kërpudha e salsiçe

spot_img

gullash-me-k-euml-rpudha-e-salsi-ccedil-e_hdNevojiten: 
• 400 g salsiçe për skarë
• 500 g kërpudha
• 100 g proshutë
• 1 kokë qepë
• 3 thelpinj hudhre
• 2 karota
• 2 lugë niseshte
• 2 lugë gjethe të grira selinoje
• 1 lugë e vogël piper i kuq i bluar
• 1 lugë pure domatesh
• 1 dl verë e bardhë
• 0,5 dl vaj
• mëlmesa të përziera, piper i zi

Përgatitja: 
1. Kërpudhat priten në katër rriska, karotat priten në rrathë, proshuta dhe qepa priten në katrorka, ndërsa hudhra grihet shumë imët.

2. Në pak vaj fërgohen salsiçet për skarë, sa të skuqen, e pastaj nxirren nga yndyra dhe priten në copa të vogla.

3. Në tigan të veçantë kaurdisen qepa dhe hudhra, pastaj shtohet proshuta dhe edhe ajo kaurdiset pakëz.

4. Pastaj shtohen karotat dhe kërpudhat, u hedhet ujë dhe zihen në temperaturë mesatare, derisa të zbuten kërpudhat.

5. Shtohen piperi i kuq i bluar, pureja e domateve, vera e bardhë dhe mëlmesa sipas shijes. Vazhdon zierja në temperaturë mesatare.

6. Nga fundi i kaurdisjes shtohen salsiçet e fërguara, hedhet niseshte dhe gjella zihet edhe pak, derisa gullashi të fitojë dendësinë e dëshiruar. Gullashit të zier i hedhen përmbi gjethe të grira selinoje.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles