Mbrojtja nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri vetem me çokollatë

spot_img

Mbrojtja nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri vetem me çokollatëTashmë besoj se të gjithë jemi të informuar për efektin kurues që ka cokollata në organizmin e njeriut. Por, ajo cfarë mund të mos keni ditur deri më tani ndoshta ka të bëjë me efektin e saj kurues dhe parandalues ndaj sëmundjeve të zemres dhe kancerit.

Çokollata, veçanërisht çokollata e errët, është burim i shkëlqyeshëm i katehineve. Ekzistojnë dëshmi se kakaoja ndihmon në prevenimin e oksidimit të kolesterolit në gjak dhe zvogëlon tendencën për ngjizjen e gjakut (tromboza).  Kokrrat e kakaos përmbajnë antioksidantë, të cilët kanë rol në prevencën e disa sëmundjeve. Substancat, të quajtura katehine, e zmadhojnë rezistencën ndaj sëmundjeve degjenerative, siç është kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Katehinet gjithashtu gjenden edhe të pemët dhe perimet, por organizmi ka nevojë edhe për katehine të llojeve të ndryshme, siç janë ato që gjenden te çaji dhe çokollata. Në krahasim me çajin, përmbajtja e antioksidantëve te çokollata është më e madhe. Megjithatë, që të thuhet se a ndikon kakaoja te zemra, nevojitën më shumë dëshmi. Në përgjithësi, bazuar në hulumtimet e deritanishme, nuk është vërtetuar ndikimi i antioksidantëve në prezencën e sëmundjeve të zemrës.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles