Speca e domate të mbushura me kima

spot_img

stuffed-peppers-tomato-7783587Për këtë gjellë zgjidhen domate të mëdha të pjekura dhe të forta ndërsa specat duhet të jenë të mëdhenj ose mesatarë, me tul dhe mundësisht të një madhësie. Domatet priten nga sipër në formë kapaku, por jo deri në fund. Me majën e thikës i pritet zemra rreth e qark në formë cilindri, i hiqet dhe rreshtohen në tavë. Specave u pritet bishti, ndërsa me majën e thikës priten rreth e përqark duke u hequr farat, por pa ia shkëputur kapakun. Specat e pastruar shpëlahen dhe vendosen në tavë pranë domateve.

Mbushja përgatitet veç. Qepa e prerë në formë kubike kaurdiset me yndyrë, hidhet mish i grirë dhe pasi skuqen, shtohen zemrat e domateve të grira ose domate të tjera të qëruara dhe të grira; pas pak shtohet orizi, masa zien për 3-10 minuta dhe kur trashet, i hidhet kripë, piper, majdanoz e kopër. Pasi përzihen të gjitha, me këtë masë mbushen domatet dhe specat. Mbi domatet e specat hidhet yndyrë, vendosen domatet e prera në feta, shtohet pak ujë dhe vihen në furrë për t’u pjekur rreth 30-40 minuta. Po kështu mund të përgatitet tavë vetëm me domate ose vetëm me speca.

Për 4-5 persona duhen:

speca 8 copë dhe 4 domate ose 12 speca dhe 12 domate, vaj 2 filxhanë kafeje, mish 200 gr, oriz  2 filxhanë, domate 3-4 kokrra, kripë piper.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles