Laker e stufuar

spot_img

lakerLakra e stufuar nuk përgatitet me lëng jahni si perimet, e tjera. Gjella duhet të dalë e thatë që të hahet me pirun. Fillimisht koka  e lakres pastrohet nga fletët e dëmtuara, i pritet koçani, ndahet përgjysmë dhe pritet me rripa pa koçanin e brëndshëm, pastaj lahet dhe kullohet. Me lyrë mundësisht me dhjamë derri kaurdiser qepa e grirë hollë  sa të zverdhet dhe shtohet pjesë-pjesë lakra që lihet aty sa të ulet. Hidhet, kripë, piper i zi, spec i kuq sipas dëshirës, fletë dafine.

Hapet një vënd nl fund të tenxheres dhe hidhe salcë dhe pak uthull. Përzihen të gjitha së bashku, mbulohen me kapak dhe vihen në zjarr të ngadalshëm deri sa të zbuten, në qoftëse lakra janë të forta, që të ndihmohet zierja, u hidhet nga pak lëng mishi ose ujë. Gjella duhet të dalë pa lëng e stufuar. Lakra e stufuar kur kalon 24 orë nga koha e përgatitjes bëhet më e shijshme. Lakra e stufuar përdore si pjatë e veçantë dhe si garniturë për mishra të skuqur dhe të stufuar.

Për 4 – 5 persona duhen:

Laker 1 kokë 1.5 deri në 2 kg, vaj dy filxhanë kafeje, qepë një kokërr mesatare, kripë, piper, fletë dafine një gjethe, uthull dy lugë gjelle, salcë 0.5 lugë gjelle.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles