Çajme patëllxhanët për se gjati me majën e një thike, po nuk e cojme deri ne fund.
I hedhim ne një tenxhere me ujë te vluar dhe kripe te cilën e kemi hequr ndërkohe nga zjarri dhe i leme për disa minuta sa te fillojnë te zbuten. Pastaj i nxjerrim ne një kullonjese dhe u veme persiper një peshe qe tu dale lëngu i tepërt. I leme kështu gjithë natën. Te nesërmen i shtrydhim edhe një here mire patellxhanat dhe përgatisim mbushjen.
Grijmë ne një ene disa speca te kuq e jeshile, shume hudhra dhe majdanoz (te gjitha këto te grira holle), hedhim kripe, piper dhe spec djegës sipas deshires.
I përziejmë mire dhe i sperkasim me uthull. Me masën e përgatitur mbushim patëllxhanët e shtrydhur mire dhe po te duam këta patëllxhanë mund ti lidhim me një sije majdanozi ose selino qe te mos hapen, por edhe pa i lidhur ne rregull janë.
Patëllxhanët e mbushur i rreshtojmë ne një ene dhe i sperkasim me uthull e kripe dhe u veme persiper një peshe.
I leme kështu për rreth një jave deri ne dhjete dite. Patëllxhanët do te jene mbuluar ndërkohe nga lëngu qe kane nxjerre. I heqim nga lëngu duke i lëne te kullojnë mire dhe i rreshtojmë ne një ene (me mire do te ishte qelqi ose qeramike) dhe i mbulojmë me vaj ulliri.
Ndermjet patëllxhanëve mund te shtojmë edhe thelpinj hudhre te freskët te paprere qe do te marinohen me kalimin e kohës. Por ndërkohe turshia është gati.