Muskuj viçi me salcë

spot_img

Muskuj viçi me salcëNevojiten:
* 800 gramë muskuj viçi
* 2 kokë qepë
* 3 thelpinj hudhre
* 2 lugë uthull molle
* 4 decilitra verë e bardhë
* 4 gjethe dafine
* 1 lugë sheqer
* 5 lugë vaj
* 1 lugë miell
* 60 gramë mustardë
* mëlmesa të përziera, piper i
 zi

Gatimi:
Qepët priten në rriska, ndërsa hudhra grihet shumë imët. Muskujt pastrohen dhe u hiqen pjesët me dhjamë.
Në enë të përshtatshme bashkohen qepët dhe hudhra, shtohet uthull molle, 0,5 decilitri vaj, vera e bardhë, gjethet e dafinës dhe mëlmesa sipas shijes. Në marinadë futen muskujt e viçit dhe lihen të qëndrojnë 120 minuta.
Pastaj nxirren muskujt, kullohen, lyhen me 30 gramë mustardë dhe mbështillen me letër alumini. Muskujt e viçit piqen 40 minuta në furrën e nxehtë në 200 2C.
Marinada zihet derisa të zbuten perimet. Perimet e ziera kullohen dhe miksohen, ndërsa supa ruhet.
Në pak vaj shkrihet sheqeri, shtohet një lugë miell dhe kaurdiset pakëz. Pastaj derdhet supa nga perimet, zihet derisa të vlojë, shtohen perimet e miksuara, mustarda dhe mëlmesa sipas shijes.
Muskujt e pjekur të viçit hiqen nga letra e aluminit, priten në rris ka dhe bashkohen me salcën e përgatitur. Të gjitha kaurdisen bashkë edhe 15 minuta.

Këshillë shtesë: Gjatë zierjes së perimeve në marinadë duhet shtuar pakëz ujë kohë pas kohe, në mënyrë që të mos shter i tërë lëngu.

Burimi: Telegrafi.com

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles