Ushqimet që duhet t’i evitoni

spot_img

Ushqimet që duhet t’i evitoniKëto janë disa ushqime që janë të dëmshme për shëndetin tuaj?

Kafeja me shumë sheqer, krem dhe çokollatë
Në kafe me shtesat e ndryshme të ëmbla mund të grumbullohen edhe deri në 400 kalori dhe kështu kjo pije mund të përbëjë një shujtë të tërë ose një desert të pasur! Për më tepër, mund të përmbajë sasi të karbohidrateve sa një porcion i madh i pastës: 60 deri 80 gramë.

Shake të frutave
Nëse nuk mund ta filloni ditën pa shake të frutave ose frape, përmbajuni sasisë prej më shumë se dy decilitra të cilat përmbajnë rreth njëzetë gramë karbohidrate.

Në pesë decilitra të pijes së njëjtë mund të mblidhen edhe deri 75 gramë karbohidrate dhe 65 gramë sheqer.

Krekerët me djathë
Nuk përmbajnë sasi astronomike të karbohidrateve, por janë shumë të këqija sepse nuk kanë asnjë materie ushqyese.

Janë të pasur me aditivë, kimikate dhe ngjyra artificiale, ndërsa mund të përmbajnë edhe shurupin e misrit të pasur me fruktozë. Mos t’ju gënjejë versioni organik – ndoshta ka më pak përbërës artificial, por miellin e përpunuar dhe djathin me shumë yndyrë as këtu nuk do ta shmangni.

Muffinët
Ëmbëlsira e preferuar e mëngjesit mund të përmbajë madje 64 gramë karbohidrate dhe më shumë se tridhjetë gramë sheqer. Nëse bëhen nga mielli i përpunuar, sheqeri dhe gjalpi nuk dallon nga copa e tortës. Prandaj përmbajuni muffinëve më të vegjël, me masë përafërsisht pesëdhjetë gramë dhe nëse është e mundshme blini ato nga kokrra e papërpunuar.

Jogurti me pemë
Jogurti i zakonshëm është zgjidhje e shkëlqyeshme para ushtrimeve dhe vonë në mbrëmje, por ai me copa frutash dhe ëmbëltues jo . Një porcion me jogurt të zakonshëm përmban në mes 12 dhe 15 gramë karbohidrate, ndërsa ai me pemë mund të përmbajë edhe deri tridhjetë, ku gjysma janë karbohidrate të përpunuara, të cilat digjen më shpejt. Variant shumë më i shëndetshëm është që së bashku me jogurtin të përzieni pemët e freskëta.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles