1.5 kg fileto pule e prerë në copa të medha
6 thelpinj hudhër të shtypur
3 lugë gjethe të freskëta rozmarinë
3 lugë vaj ulliri,
1 limon lëkura dhe lëngu
1 luge kripë dhe piper
1/2 filxhani verë e bardhë.
Përgatitja; Ngrohni furrën që më parë. Vendoseni pulen në një tavë. Shtoni hudhren, rozmarinen, vajin e ullirit, lëkuren e limonit dhe kripën me piperin. Përzieni mirë pulen me gjithë përbërësit e tjerë dhe pastaj futeni në furre. Piqeni për 20 minuta. Aty shtoni verën dhe lëngun e limonit. Përzieni pak, fikeni furrën dhe futeni tavën përsëri aty. Lëreni për 5 minuta. Pastaj hiqeni pulen nga tava vendoseni në një pjatancë dhe sërvireni duke hedhur pak lëng nga ai që është në tavë mbi copat e pulës.