Plëndësat e pastruar dhe të zier priten në rripa të hollë. Skuqet qepa me lyrë, hidhet salcë ose domate, pak lëng nga i plëndësave, uthull, hudhra, kripë, piper, shtohen plëndësat, lihen të marrin valë, hidhen në tavë dhe vihen në furrë sa të dalin me pak lëng, në lyrën e vet. Sipas dëshirës, gjatë kaurdisjes së qepës mund t’i hidhet dhe pak miell.
Për 4-5 persona duhen: plëndës i pastruar 1 kg, lyrë 4-5 lugë gjelle, qepë 1 kokërr mesatare, miell 1 lugë kafeje, domate 2 kokrra mesatare ose salcë 1 lugë gjelle, hudhra 3-4 thelpinj, uthull 2 lugë gjelle, kripë, piper.