Torta me reçel fiku

spot_img

Torta me reçel fikuPërbërësit:

-500 g miell,

-80 g gjalpë,

-200 ml qumësht te vaket,

-150 g sheqer,

-1 luge gjelle mjaltë,

-25 g maja buke,

-2 veze,

-1 pako vanilje, lëkurë e grirë e një limoni,

Për mbushjen duhet: 400 g reçel fiku Përgatitja: Në qumësht hedhim majan dhe e përziejmë derisa të tretet mirë. Miellin e vendosim në një enë të madhe ku hedhim të gjithë përbërësit e tjerë. Brumi duhet të formohet si ai i byrekut, nuk duhet te ngjis në duar. E lejmë në ambient të ngrohtë sa të fryhet dhe me pas e marrim brumin, hedhim miell në tavolinë dhe e hapim brumin në një petë të madhe jo shumë të hollë. Hedhim reçelin sipër petës e mbledhim në formë roleje, e presim në feta jo shumë të holla dhe e rendisim në tepsinë e shtruar me letër. E lejmë të fryhet, më pas e pjekim në 180°C për 30 min, e lemë të ftohet dhe në fund e spërkasim me sheqer pluhur.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles