Përbërësit:
* 450 g miell misri
* 1 presh
* 1 karotë
* 1 shpinë pule
* 1 kofshë me këmbë pule
* kripë
* spec djegës i terur
* 1 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja:
1. Shpinën e pulës, kofshën dhe këmbën, vëjini në një litër e gjysmë ujë të ftohtë. Shto karotën e copëtuar, qepën, selinon dhe majdanozin.
Le të zihen për rreth një orë.
2. Shkrijeni gjalpin në një tenxhere dhe mbi të grini imët preshin. Shtoni miellin e misrit dhe hidheni në lëngun supën e pulës.
Ndajeni mishin nga kockat dhe lëkura.
3. Kriposeni supën dhe lëre të zihet për rreth gjysmë ore. Pastaj, qullin duke hedhur pak e nga pak dhe lëngun e mishit e hedhim në një blender.
Kthejeni supën në zjarr.
4. Vendoseni mishin e pulës pa kocka në supë, poashtu misrin, dhe spërkateni me spec djegës të bluar për shije.