Sallatë me kërpudha, patate dhe tranguj turshi

spot_img

Merren 2 patate dhe vihen të ziejnë në një tenxhere me pak ujë dhe kripë!
Pasi ziejnë, i ndajmë në kubikë mesatar dhe i vendosim në pjaten e sallatës!
Marrim 100 gr kastravecë turshi, i ndajme në copa dhe i vendosim në pjatë.

Në një tigan hedhim pak vaj ulliri, skuqim një thalb hudher të prerë imët,pastaj shtojmë kërpudhat e pastruara dhe të ndara në copa të holla.

I skuqim pak sa të shuhen, pastaj i vendosim në pjaten e sallatës.

Pastaj tek i njëjti tigan përgatisim një salcë të bardhe ose krem qumështi, ose panë!
Unë marr 3/4 gotë uji me qumësht , i shtoj gjysëm luge çaji niseshte, i përziej bashkë dhe i hedh në tiganin ku skuqem kërpudhat.

I shtojmë sipas dëshires edhe 50 gr djathë gorgonzola ose 50 gr djathë kaçkavall të copetuar.

Pasi ftohet pak kremi, I’a hedhim sallatës siper dhe i përziejmë të gjithë përbërësit bashkë.

I hedhim përsiper pak majdanoz të grirë imët!

 

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles