Përbërësit:
-1 margarinë
-1kg. keksa të bluar
-1 lugë kakao
-1 filxhan sheqer
-1 gotë qumësht
-1 vezë
-1kg. banane
Përgatitja:
Së pari vendosni një tenxhere në zjarr, e shkrieni margarinën, pasi të shkrihet hedhni keksat e bluara duke i përzier me lugë mirë, pastaj shtoni një lugë kakao që të merr ngjyrë. Ndërkohë i hedhni filxhanin me sheqer, gotën me qumësht dhe vezën.
Përzieni mirë, merreni një folie hapeni në tavolinë dhe përhapeni përzirjen, në mes vendosni 2 banane mbi, dhe fillin e fituar rrotullojeni në formë roleje. Lëreni në frigorifer të rrijë disa orë dhe është e gatshme për servim. Ju bëftë mirë!