Krofnet është një lloj embëlsire që përgatitet me miell, qumësht, vezë dhe mund të mbushet në brendësi, me reçel, çokokrem, çokollatë apo sheqer pluhur.
Përbërësit
-500 ml qumësht
-5 lugë sheqer
-1 lugë kripë
-4 kokrra vezë
-Vaj misri
-I kg miell
-Maja buke
-Sheqer pluhur
-Reçel ose çokollatë
Përgatitja
Si fillim do të përgatisim brumin. E përziejmë majanë e bukës me pak qumësht . Më pas hedhim 4 të verdhat e vezëve duke shtuar sheqerin dhe pak kripë. Shtojmë miellin dhe të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me njëra-tjetrën, derisa brumi të formohet dhe mos të ngjisë. Brumin e përgatiur e vendosim në një enë dhe pasi e mbulojmë, do të presim derisa të vijë. Kur brumi të këtë ardhur, e ngjeshim brumin me pak ujë. E fusim brumin edhe njëherë në enë dhe e mbulojmë. Presim pak, derisa brumi të jetë gati, në mënyrë që të hapim petët. Për të hapur petët, brumit i shtojmë pak miell të thatë. Mund të përdorim një gotë, për ti dhënë petave formë të rrubullakët dhe pasi i kemi bërë në formë të tillë, i mbulojmë për gati 40 minuta. Në tigan, hedhim vaj dhe i vendosim krofnet për t’u skuqur. Mund t’i mbushni brenda me reçel, marmaladë ose çokollatë, sipas dëshirës. Pjesës së sipërme të krofnes, mund t’i shtoni sheqer pluhur.