Përbërësit:
-1 avokado
-1 trangull
-1 thelpi hudhër
-disa gjethe borziloku
-1 gotë ujë i ftohtë kripë dhe piper i zi
-pak vaj ulliri ekstra i virgjër
1 lugë e vogël fara lulkuqeje
-pak spec djegës i shkërmoqur
Përgatitja:Qëroni trangullin nga lëkurat dhe fara, pastroni dhe avokadon nga lëkura dhe bërthama dhe të gjithë përbërësit vendosini në një blender ku do ti bluani derisa të behet krem. Sipas dëshirës mund ti shtoni akoma pak ujë për ta bërë më të holle. Provojeni nëse ka nevoj akoma për kripë.Shërbejeni me spec djegës të shkërmoqur sipër, pak vaj ulliri dhe fara lulkuqeje.