Rizoto me speca

spot_img

Rizoto me specaPërbërësit për 4 persona:

-300 gr oriz

-25 gr parmigiano

-1 spec i verdhë

-1 spec i kuq

-25 gr gjapl

-1 qepë e bardhë

-1 litër lëng perimesh

-Vaj ulliri

-Kripë

Përgatitja:

Grijeni qepën dhe hidheni në një tigan me vaj ulliri. Pastroni specat dhe pritini në copëza dhe më pas shtojani qepës në zjarr, duke i lënë për disa minuta. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e fikim zjarrin.

Ndërkohë, lëngun e perimeve e hedhim në një tenxhere të mbyllur me kapak dhe i japim një valë.

Marrim gjysmën e masës së specave të zier dhe e hedhin me mikser. Kremin e krijuar e shtojmë sërisht në tigan, duke i shtuar dhe orizin. Rindezim zjarrin dhe e trazojmë pak orizin. Shtojmë nga pak nga pak lëngun e nxehtë dhe e lëmë orizin të ziejë së bashku me kremin dhe copëzat e specave.

Kur orizi të jetë gati, fikeni zjarrin dhe shtojini gjalpin dhe djathin parmigiano.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles