-4 gota domate,të coptuara
-4 copë bukë bajat me kore (mund ta thekni bukën nëse është e butë)
-1 trangull, i qeruar dhe i coptuar
-½ qepë e kuqe
-1 tufë borzilok
-¼ gotë vaj ulliri Kripë dhe piper sipas shijes
Gatimi:
Nëse buka nuk është bajate dhe e fortë atëherë e thekim në furrë në mënyrë që mos të bëhet qull kur të përzihet me perimet. Rekomandohet që të gjithë përbërësit të coptohen në madhësi të ngjajshme si dhe të përdoren perimet gjatë stinës së verës kur kanë më shumë shije. Përzihen të gjithë përbërësit bashkë dhe lihen të marinohen shijet në temperaturë dhome për 30 minuta ose më tepër. Shërbehet në temperaturë dhome.