Përbërësit:
-Një fletë sfoljate
-¼ filaxhan çaji krem djathi
-2/3 filaxhan çaji çokokrem
-Një vezë
-Ujë
Përgatitja:
Në një tas bashkojmë kremin e djathit dhe çokokremin dhe i rrahim fort. Masën e lemë mënjanë. Hapim petën sfoljatë dhe e presim në 9 katorë të barabartë. Marrin një nga katrorët dhe vendosim në mes kremin e përgatitur. Më pas bashkojmë cepat e sfoljatës, duke i lagur me pak ujë që të ngjiten mirë. E njëtja gjë përsëritet për të gjithë katrorët.