Përbërësit:
- 1 fetë shalqi e prerë në copa të vogla, pa fara,
- 2 topa akullore vanilja,
- 1 lugë me shurup karameleje,
- 2 copa akull
Vendosim në shejker të gjithë përbërësit dhe i rrahim fort. Masën e krijuar e hedhim në një gotë të madh dhe milkshake është gati.
Në qoftë se nuk ju pëlqen shija e vaniljes apo karameles, mund të përdorni shije të tjera, që të shkojnë me shalqirin.