Përbërësit:
-3 vezë
-180gr sheqer
-225ml vaj
-3 lugë qumësht
-1 qese vanilje sheqer
-2 qese pluhur për pjekurinë
-450gr miell
Filli:
350gr marmelatë dhe thërrmijat e pjeshkave
Përgatitja:
Përziejmë vezët me sheqer dhe i shtojmë vajin e përziejmë mirë deri sa të bashkohet masa. Hedhim qumështin,vaniljen sheqerin dhe i përziejmë përsëri. Në fund i qesim 2 qese pluhur për pjekurinë 3 lugë miell i përziejmë dhe i lëmë në frigorifer përafërsisht 2 orë. (në një enë plastike)
Pas 2 orësh e nxjerrim nga frigoriferi dhe ia qesim miellin ngadalë jo te gjithë përnjëherë duke e përzier. Mandej e qesim mbi tavolinë dhe me duar e formojmë një brum deri sa nuk ngjitet për duar.
E ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i qesim në tepsi me letër të yndyrshme.
I pjekim në temperaturë 170 gradë C për 15-20 minuta.
Kur të piqen i lëmë të ftohen pak dhe i marrim i gërryejmë përfundi deri sa të bëhet një hapësirë e mjaftueshme për mbushje.
Thërrmijat i përziejmë me marmelatë dhe me këtë i mbushim pjeshkat. I ngjesim nga 2 copa bashkë.
Pjeshkat i fusim në ngjyrë të kuqe(që përdoret për ushqim)nga njëra anë dhe nga ana tjetër në ngjyrë të verdhë. Në fund rrotullohen në kokos ose sheqer./ep/