Qofte pule me thjerrëza

spot_img

Qofte pule me thjerrëzaPërbërësit:

– 100 gr thjerrëza të kuqe

– 350 gr pulë e zier, e grirë

– 50 gr bukë e tharë, e thërrmuar

– 1 lugë lëng limoni

– 1 lugë rigon i freskët, i grirë

– kripë e piper

– vaj për të fërguar

Përgatitja:

Mbusheni me ujë një tigan të madh dhe çojeni në vlim. Hidhni thjerrëzat dhe lërini të ziejnë për gjysmë ore. Kullojeni dhe vendosini në një supierë së bashku me gjithë përbërësit e tjerë, përveç vajit. Përziejini mirë. Duke e punuar brumin e përftuar me dorë, do të formoni 8 qoftë të rrumbullakëta dhe pak të shtypura. Hidhni vajin në një tigan, nxeheni mirë dhe filloni t’i fërgoni në zjarr të mesëm për 8-10 minuta. Kthejini dhe fërgoni edhe për 6 minuta të tjera, ose derisa qoftet të erren mirë dhe të jenë pjekur nga brenda.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles