Përbërësit:
-500 gr mish i grirë,
-1/4 qepë e thatë e grirë
-2 qepë të njoma të grira
-Dy lugë salcë soje
-Dy hudhra të grira
-Gjysmë lugë xhinxher i grirë
-Një lugë vaj sesami
-Një lugë piper
-Disa të verdha vezë
-Petë sfoljete
Përgatitja:
Në një tas të madh, përzieni së bashku mishin e grirë, qepët e njoma dhe të thata, salcën e sojës, hudhrat, xhinxherin e grirë, vajin e susamit dhe piperin, duke krijuar një masë uniforme.
Më pas marrin një petë sfoaljate dhe e presim në radhë. Vendosim mbushjen e mishit në qendër të rrethit dhe më pas pjesët anash i lyejmë me të verdhën e vezës. Më pas e mbyllim në petën, duke krijuar një formë gjysmë hëne.
I skuqni në vaj të nxehur mirë më parë, derisa të marrin një ngjyrë të artë.
I dekorojmë me pak sakcë të kuqe pikante dhe me qepë të njoma të grira sipër.