Rriska me mish të bluar, me domate e ullinj

spot_img

Rriska me mish të bluar, me domate e ullinjNevojiten:
* 1 kg mish i bluar viçi
* 4 vezë
* 200 g qepë
* 4 thelpinj hudhre
* 2 lugë vaj ulliri
* 2 kuleç të rrumbullakët
* 6 domate
* 200 g djathë mozzarella
* 100 g ullinj pa bërthamë
* kripë, piper i kuq i bluar
* disa gjethe borziloku për dekorim

Gatimi:
1. Qërohen qepët dhe thelpinjtë e hudhrës. Qepët priten në katrorka. Në tigan hidhet pak vaj ulliri dhe aty kaurdisen qepët derisa të marrin pamje të kristaltë. Pastaj shtypen thelpinjtë e hudhrës dhe shpejt shtohet piperi i kuq.

2. Kuleçtë bluhen në mikser dhe thërrimet e bukës fërgohen të tigan tefloni pa vaj. Mishi i bluar përzihet me qepët dhe me hudhrat e kaurdisura, shtohen thërrimet e bukës, vezët, kripa e piperi i kuq i bluar.

3. Në tavën drejtkëndëshe (20 x 30 cm) shtrihet letër alumini dhe ajo lyhet pak me vaj. Mbi letër alumini derdhet masa e përgatitur me mish të grirë në trashësinë 3-4 centimetra.

4. Domatet pastrohen. Kullohet djathi mozzarella. Domatet, ullinjtë dhe djathi priten në rriska dhe me to mbulohet masa e përgatitur me mish të grirë.

5. Piqet 40 minuta në furrën e nxehtë në 200 ºC.

6. Teren mirë gjethet e pastruara të borzilokut dhe, pak para se të piqet ushqimi, gjethet hedhen përmbi masën e përgatitur nga mishi.

Këshillë shtesë: Në vend të domateve mund të përdorni edhe speca, karota dhe kërpudha.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles