Përbërësit:
-200 gr oriz
-vaj ulliri
-2 vezë
-bukë të grirë
-kripë, piper
-mocarel në kubik
-proshutë në kubik
Përgatitja:
Ziejmë orizin njësoj si makaronat, e kullojmë dhe i shtojmë një vezë të rrahur, vajin e ullirit dhe erëzat. Formojmë me të toptha, njësoj si qoftet e tjera dhe mundohemi që në mes të vendosim një kubik mocarel dhe një proshut. I mbyllim mirë, i kalojmë në vezë e në bukën e grirë dhe i skuqim.